10 vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

10 vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,
17—18 maj 2024

Të nderuar miq,

Ju ftojmë me kënaqësi në eventin jubilar për të shënuar 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, i cili do të mbahet më 17 dhe 18 maj 2024 në Prishtinë në Hotelin Emerald.

Ky aktivitet synon të jetë një ngjarje madhështore që reflekton dhe promovon arritjet e deritanishme të Rrjetit dhe harton një plan vizionar për të forcuar marrëdhëniet mes bizneseve shqiptare dhe atyre të diasporës.

Ky event 10 vjetori kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytete tjera shqiptare qindra – mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoj në rritjen e exportit që është dëshmuar vite me radhë.

Eventi jubilar përmban:

  • e premte, 17 maj, hapja në ora 10:00 – Panairi i Bizneseve: Një platformë unike për bizneset prodhuese shqiptare për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre inovative, duke nxitur bashkëpunimin dhe zgjerimin e mundësive të reja të biznesit. Bizneset nga diaspora do të kenë mundësinë të njihen me ofertat e ndryshme dhe të eksplorojnë potencialin për bashkëpunim sidhe një mundësi të takohen me udhëheqësit e komunave për të diskutuar potencialin e tyre për investime.
  • e shtunë, 18 maj, nisja në ora 10:00 – Vizita në terren: Pjesëmarrësit nga diaspora do të vizitojnë disa nga prodhuesit vendor, duke nxitur shkëmbimin e praktikave të mira dhe fuqizimin e lidhjeve mes bizneseve vendase dhe atyre të diasporës.
  • e shtunë, 18 maj, 19:00 – Darka Solemne: Degët e Rrjetit organizojnë një mbrëmje festive në mbyllje të aktivitetit dyditor, ku do të festojmë dhe vlerësojmë arritjet e deritanishme dhe do të ndërtojmë ura të reja drejt bashkëpunimeve të ardhshme.

Për shkak të interesimit të madh dhe çështjeve organizative, ju lutemi të regjistroheni si pjesëmarrës në këtë ngjarje dyditore në Prishtinë.

Ngjarja organizohet nga degët e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.
Panairi i Bizneseve dhe Vizita në terren janë të mbështetura nga USAID.

Me respekt,
Kryetarët e degëve të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Regjistrim si pjesëmarrës/e në eventin dy ditorë në Prishtinë, 17—18 maj 2024

Ju lutem zgjidhni deri në 3 fusha të interesit. *