Siç është bërë tashmë tradicionale “Darka e Lamës” na mblodhi të gjithë anëtarët e Rrjetit në Austri për të kremtuar sukseset e vitit që po e lëmë. Këtë vit u shënua edhe 5 vjetori i themelimit të Rrjetit dhe bashkë u festua konsolidimi i organizatës sonë.

Festën tona e nderoj me prezencën e tij kryetari i nderit i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, z. Lazim Destani, të cilit Rrjeti i ndau mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshmë nga themelimi deri tani.

Një mirënjohje tjetër për bashkëpunime të suksesshme brenda Rrjetit iu nda Brahim dhe Muhamet Alushaj, udhëheqës të ndërmarrjes ndërmarrje “R.B.M Autorepair”.