Në Prishtinë u mbajt forumi i parë ekonomik i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Në forumin dy ditorë u mblodhën rreth 500 afaristë.

Nga Diaspora erdhën qindra afaristë duke e bërë këtë forum ndër më të rëndësishmin e këtij lloji.

Qindra afaristë e panë forumin si mundësi për krjimin e kontakteve, zgjerimin e bizneseve të tyre, identifikimin e mundësive për investim në Kosovë etj.

Naim Dedushaj, drejtori për investime në Ministrinë e Diasporës hapi forumin duke thënë se ishtë krenar që u arrit të mblidhen qindra afaristë shqiptarë në Prishtinë, në kuadër të këtij forumi.

Nikoqiri i këtij forumi Nazar Mehmeti, president i Rrjetit Global të Diasporës Shqiptare tha që kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Qindra afaristë janë mbledhur në Prishtinë për të rritur bashkëpunimin mes vete dhe për të ndihmuar vendet tona.  Ne do të bëjmë më të mirën që mundemi për vendet tona. Ne vetëm kërkojmë nga president Thaçi, kryeminstër Haradinaj, të punoni me ne dhe rezultatet nuk do të mungojnë” ka thënë Mehmeti.

Të pranishëm në darkën e përbashkët – Gala Dinner – ku të pranishmit u shërmbyen me prodhime vendore, ishin përfaqësuesit më të lartë të shtetit.

Në mbyllje të forumit u nënshkruan disa kontrata bashkëpunimi mes prodhuesve nga Kosova me afaristë nga bota dhe bashkëpunim mes anëtarëve të rrjetit të Kanadës dhe Amerikës.

Kjo ngjarje e madhe pritet të bëhet tradicioanale. Vitin tjetër ky forum do të mbahet në Shkup.

Një vit më herë Forumi është mbajtur në New York.