Zgjedhja e kryetarit të Degës së Austrisë së Epërme  u mbajten zyrën e Rrjetit në Wels, me datën 12 prill 2023, ashtu siç ishte planifikuar kohë më parë.

Me pjesemarrje të një numri të madh të anëtarëve me të drejtë vote, u zgjodh kryetari dhe Alisjan Loshaj, u zgjedh anëtar i ri i kryesisë së degës së Rrjetit në Austrinë e Epërme.

Anëtarët tjerë të kryesisë mbeten ashtu si ka qenë deri tash: Samir Cena, Fadil Limani, Fehmi Latifi, Adriano Lila, Zeqir Veseli Sabajdin Beluli, Arton Ramadan, Faton Gashi dhe Qerim Latifi.

Të pranishmit propozuan edhe antarët e kryesisë: Alban Thaçin dhe Fadil Limanin, për kryetarë mirëpo këta dy të fundit nuk pranuan të kandidonin.

Gjithsesi, kryetari Ardit Zendeli, u zgjodh pastaj me shumicë votash.

Këtë degë të Rrjetit katër vitet e ardhshme do ta udhëheqin: Ardit Zendeli – kryetar, Samir Cena dhe Fadil Limani – nënkryetar, Adriano Lila – sekretar.

Pas marrjes së përgjegjësisë së re, Ardit Zendeli, i premtoj afaristëve që do të punoj për zgjerimin e Rrjetit me antarë të rinjë, do të angazhohet që të jemi sa më të bashkuar dhe gjithë puna do të jetë transparente, 100%.

Ai falenderoj për angazhimin kryetarin e kaluar Shyqëri Bytyqin dhe kryetarin e përkohshëm Fadil Limanin.