Në zyren e Rrjetit në Wels u mbajtën zgjedhjet e kryesisë, ashtu siç ishin planifikuar kohë më parë.

Me pjesëmarrje të një numri të madh afaristësh me të drejtë vote, u zgjodh kryesia e degës së Rrjetit në Austrinë e Epërme.

Antarë të kryesisë u zgjodhën: Shyqëri Bytyqi, Ardit Zeneli, Samir Cena, Fehmi Latifi, Adriano Lila, Fadil Limani, Sabajdin Beluli, Arton Ramadan, Faton Gashi, Qerim Latifi dhe Zeqir Veseli.

Pas disa propozimeve për kryetar siç ishte: Samir Cena, Fehmi Latifi, Sabajdin Beluli, të gjithë unanimisht kërkuan me ngulm që kryetari i gjertanishëm të rikandidohet. Dhe asnjëri prej të propozuarve lartë nuk pranuan të kandidonin.

Pas insistimit të madh të antarësisë Shyqëri Bytyqi u votua dhe u zgjodh kryetar i degës edhe për katër vitet e ardhshme.

Pra, këtë degë të Rrjetit katër vitet e ardhshme do ta udhëheqin: Shyqëri Bytyqi – kryetar, Samir Cena dhe Fadil Limani – nënkryetar, Adriano Lila – sekretar dhe zv sekretar: Ardit Zeneli.

Në pjesën e parë të takimit u ndanë mirënjohje për kompanitë e Rrjetit që kanë ndihmuar financiarisht funksionalizimin e zyrës së Rrjetit, dhe ndërtimin e kësaj hapsire nga fillimi.

Kryetari Bytyqi pas rizgjedhjes tha se tani është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe afaristët shqiptarë më shumë se asnjë herë duhet të kontribuojnë në zhvillimin e progresin e vendit tonë. Ai ka falenderuar antarët e Rrjetit të kësaj dege që në numër të madh po bashkëpunojnë me bizneset nga Kosova duke rritur eksportin dhe duke rritur mirëqenien me hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Të pranishëm në procesin e zgjedhjeve ishte kryetari i Rrjetit Yll Blakaj, sekretari Arben Myftari, koordinatorja Lindita Fetiu, dhe dy kryetarët: kryetari i degës së Steiermark-ut Qemajl Rexhaj dhe kryetari i degës së Salzburgut Nexhi Ahmeti.