Zhvillimet dramatike të viteve të fundit sikur pandemia e pastaj lufta në Ukrainë, kanë tronditur dhe destabilizuar gjithë botën. Mirëpo ishin sherbimet e Teknologjisë Informative, pra TIK-u sektor i ekonomisë që lulëzoj dhe bëri bum të madh.

Ngjajshëm ndodhi me kompaninë ALBI -EU në Salzburg, që është një ndër ndërmarrjet më të suksesshme në këtë rajon. Kjo kompani udhëhiqet nga Shyqeri Emerllahu, një ekspert i IT-së me përvojë shumë vjeçare.

Kjo kompani që nisi si një dyqan për restaurimin e instalimin e kompjuterëve dhe programeve të tyre, është tash ndërmarrje e madhe që ofron një gamë të gjerë të shërbimeve në fushën e IT-së.

Javën që shkoj kompania Albi- eu nisi bashkëpunimin e ri me ndërmarrjen e suksesshme Belge Keyence International. Kjo kompani ju shtua grupit te ndermarrjeve me renome globale si OSRAM dhe APTIV qe janë të dedikuara per Industrinë automobilistike: Mercedes dhe BMW, me të cilat punon Albi Eu.

Tashmë zyrja në Salzburg nuk mjafton per të plotësuar kërkesat e kompanive bashkëpunëtore që gjenden gjithkund në botë. Albi ka punësuar ekip në Graz dhe Vjenë për ti realizuar projektet internacionale e lokale. Albi-EU Salzburg

Projektet e shumta nuk i kanë penguar udhëheqësit të Kompanisë që gjatë pandemisë për antarët e Rrjetit të ofroj shërbimet për Homeoffice pa pagesë.

⤵️ ⤵️ ⤵️

Më shumë info për shërbimet e kësaj kompanie që është antare e Rrjetit i gjeni në linkun poshtë.

https://www.albi-eu.at/home/