Edhe një mandat me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri do të udhëheq ekipi i cili edhe e themeloj këtë organizatë në Vjenë.

Yll Blakaj u rizgjodh kryetar edhe për katër vitet e ardhshme nga komuniteti i biznesmenëve shqiptarë në Austri, që janë të organizuar nën ombrellën e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, që egzistojnë në shtetin austriak.

“Kanë qenë tri vite punë e sukseshme me Rrjetin, të cilën punë nuk do ta kisha bërë siç duhet pa ndihmën tuaj” ka thënë Blakaj, me rastin e rizgjedhjes kryetar.

Blakaj morri shumicën e votave duke lënë prapa kandidatin tjetër Enis Metaj.

Kryetari i rizgjedhur do të ketë përsëri ekipin e njejtë pranë vetes: me Arben Myftarin sekretar dhe Afrim Alushaj arkatar.

Në këtë mbledhje u rizgjodh edhe kryesia e re, në të cilën u përfshinë përfaqësues nga disa qytete austriake.

Anëtarë të kryesisë u zgjodhën: Alban Thaçi, Naser Sherifi, Enis Metaj, Gazmend Bici, Nezir Tolaj, Agron Podrimcaku, Qemajl Rexhaj dhe Ilmi Deshishku.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri është pjesë e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, një organizatë kjo gjigante ku janë mbledhur biznesmenët shqiptarë nga gjithë bota me qëllim të bashkëpunimeve dhe investimeve të mundshme në trojet shqiptare.

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare është themeluar në vitin 2014 duke pasuar me rrjetet e bizneseve shqiptare në të gjitha shtetet ku jeton diaspora shqiptare.