Sponsorë të konfirmuar për 2026 – poziciononi kompaninë tuaj mes tyre. Bashkohuni edhe ju.

Ky libër/katalog përmbledh 65 kompanitë pjesëmarrëse të panaireve të kaluara dhe shërben si dëshmi e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit ndër vite.
Konceptimi dhe dizajni grafik janë realizuar nga design studio 3eni.com

Përshtypje nga Panairet e kaluara

Panair i Bizneseve Shqiptare në Austri

Data: Fundi i vitit 2026
Lokacioni: Të publikohet së shpejt
Ora: 10:00 – 18:00

Hyrja për vizitorë: pa pagesë!

Për të gjashtën herë në Austri, organizohet Panairi i Bizneseve Shqiptare – një ngjarje e rëndësishme që bashkon ndërmarrjet e themeluara nga komuniteti shqiptar në Austri dhe më gjerë, e organizuar nga degët e Rrjetit në Vjenë, Austri të Epërme, Salzburg, Steiermark dhe Tirol.

Në panairin “Vjena 2026” do të prezantohet një numër i madh kompanish nga fusha të ndryshme si: ndërtimtaria, gastronomia, IT, media, patundshmëria dhe shumë sektorë të tjerë.

Në këtë panair do të gjeni kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha. Nëse keni nevojë për instalues të ujit, ngrohjes apo rrymës, automekanik, dizajner, shërbime IT, dyer e dritare, etj. – të gjithë do t’i gjeni në një vend.

Në panairin “Vjena 2026” do të marrin pjesë gjithashtu kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Panairi do të transmetohet edhe në kanalet televizive të Kosovës dhe të diasporës.

Pjesëmarrja për biznese: 450,- Euro
Në çmim përfshihen: tavolinë me katër karrige (dy për vizitorë – dy për ju) dhe prezantimi i ndërmarrjes suaj në librin/katalogun e panairit, i cili do të shpërndahet gjatë eventit dhe në të gjithë territorin e Austrisë.

Pjesëmarrja për biznese si Sponsor: 1.000,- Euro
Paketa e sponsorit përfshin të gjitha përfitimet e “Pjesëmarrjes për biznese” me çmim 450,- Euro. Përveç këtyre, pjesëmarrja si sponsor përfshin edhe prezantimin e logos së kompanisë suaj në video promovuese të panairit, në rrjetet sociale ku promovohet panairi, në projektorin e panairit gjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, në hyrjen kryesore të panairit, si dhe gjatë darkës zyrtare të panairit.

Vetëm prezantimi në librin e panairit: 200,- Euro
Në çmim përfshihet prezantimi i ndërmarrjes suaj në librin/katalogun e panairit, i cili do të shpërndahet në panair dhe në të gjithë Austrinë.

Ejani të njihemi, të krijojmë lidhje të reja dhe të shkëmbejmë përvoja e informacione mes njëri-tjetrit!

Ju mirëpresim!

Rregjistrim për Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri