Energji të reja në Degën e Rrjetit në Vjenë.
Me datën 20 nëntor u mbajtën zgjedhjet për kryesinë e degës së Rrjetit në Vjenë.
Në prani të rreth 23 afaristëve, anëtarë të Rrjetit tonë, me vota të hapura, u zgjodh Safet Krasniqi nga kompania METAG GmbH si kryetar i degës. Ndërsa nënkryetar u zgjodh Gani Abazi bashkëpronar në kompaninë GNA Holzbau und Handels GmbH.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryesia e Rrjetit të Austrisë, të udhëhequr nga Yll Blakaj dhe Arben Myftari, si dhe kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Omer Nura. Ai informoi të pranishmit për projektet e Rrjetit dhe uroi degën e Austrisë për unitetin dhe angazhimin në punën e përbashkët për të mirën e organizatës sonë.

Në këtë takim, u zgjodh edhe kryesia e degës së Vjenës, anëtarët e së cilës janë: