Përshtypje nga Panairet e kaluara
Panair i Bizneseve Shqiptare në Austri, 26 prill 2025
Data: 26 prill 2025
Vendi: Arena 21, Museum Quartier, Museumsplatz 1, 1070 Vjenë
Kohëzgjatja: 10:00 – 18:00
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Për të pestën herë në Austri organizohet panairi i bizneseve të themeluara nga komuniteti shqiptar. Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat, duke përfshirë ndërtimtarinë, gastronominë, IT, median, patundshmërinë dhe shumë të tjera.
Aty do të gjeni kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha. Nëse keni nevojë për instalues të ujit, ngrohjes, rrymës, automekanik, dizajner, IT, dyer e dritare, frizer/e, etj., të gjithë do t’i keni aty.
Edhe kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina do të marrin pjesë në panairin “Vjena 2025”.
Panairi ynë do të transmetohet edhe në kanalet televizive të Kosovës dhe diasporës.
Pjesëmarrja për biznese: 450,- Euro
Në çmim përfshihen: tavolinë me katër karrige (dy për vizitorë – dy për ju) dhe prezantimi i ndërmarrjes suaj në librin/katalogun e panairit, i cili do të shpërndahet gjatë eventit dhe në të gjithë territorin e Austrisë.
Vetëm prezantimi në librin e panairit: 250,- Euro
Në çmim përfshihet prezantimi i ndërmarrjes suaj në librin/katalogun e panairit, i cili do të shpërndahet në panair dhe në të gjithë Austrinë.
Ejani të njihemi, të krijojmë lidhje të reja dhe të shkëmbejmë informacione me njëri-tjetrin!
Ju mirëpresim!