Përshtypje nga Panairet e kaluara

Panair i Bizneseve Shqiptare në Austri, 21 tetor 2023

Data: 21 tetor 2023
Vendi: Arena 21, Museum Quartier, Museumsplatz 1, 1070 Vjenë
Kohëzgjatja: 10:00 – 18:00

Hyrja për vizitorë: pa pagesë!

Për të katërtën herë në Austri organizohet panairi i bizneseve të themeluara nga komuniteti shqiptar. Në panairin “Vjena 2023” do të prezentohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat, duke filluar nga ndërtimtaria, gastronomia, IT, media, Immobilien, etj.

Aty do të gjeni kompani të vogla, mesme dhe të mëdha. Nëse keni nevojë për instalues të ujit, ngrohjes, rrymës, automekanik, dizajner, IT, dyer e dritare, frizer/e, etj. të gjithë do t’i keni aty. Edhe kompani nga Kosova dhe Shqipëria do të vijnë në panairin “Vjena 2023”.

Panairi ynë do të transmetohet edhe në kanalet televizive të Kosovës dhe diaspores.

Pjesëmarrja për biznese: 400,– Euro. Në çmim përfshihen: tavolina me katër karrike: dy për vizitorë – dy për ju – si dhe prezentimi i ndërmarrjes suaj në librin/katalog të panairit i cili do të shpërndahet në panair si dhe në tërë territorin e Austrisë.

Vetëm prezentimi në librin e panairit: 250,– Euro. Në çmim përfshihen: prezentim i ndërmarrjes suaj në librin/katalog të panairit i cili do të shpërndahet në panair si dhe në tërë territorin e Austrisë.

Ejani të njihemi dhe të shkëmbejmë informacione me njëri-tjetrin.

Ju mirëpresim!

Rregjistrim për Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri, 21 tetor 2023