Në zyret e Rrjetit në Wels – Austri e Epërme, u mbajt takimi i radhës i bordit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.

Në mledhjen e cila zgjati rreth 4 orë përpos tjerash u realizua Kalendari i Eventeve për ngjarjet dhe projektet kryesore të pjesës së dytë të vitit 2023.

Rrjetin e presin projekte të mëdha, disa prej tyre:
▪️Panairi i bizneseve Shqiptare në Austri

▪️Konferenca Ekonomike në Kosovë

▪️Vizitë punë dhe B2B në Rrjetin e Bizneseve në Itali.

▪️Konferencë Ekonomike në Innsbruck: takim mes Rrjeteve: Austri, Zvicërr, Itali.

Dhe shume projekte tjera për të cilat do të njoftohen antarët dhe publiku me kohë.