Ndërmarrja anëtare e Rrjetit “Pije Vendore”, me pronar Fadil Limani, për të pastrehët në qytetin e Welsit të cilët ushqehen kryesisht tek “Die OÖ Tafel” në Wels, dha një donacion me Pije të prodhuara në Kosovë.
Vlera e donacionit është mbi 7000(shtatemije) Euro!
Kurse për shpërndarjen e ushqimeve falas tek nevojtaret në Wels, kësaj Organizate ua dha ne dipsozicion pa pagesë edhe një Bus, deri në kalimin e krizes!
Gjestë i rrallë i humanizmit dhe integrimit!
“Edhe ne, shiptarët, dijmë t’i kthejmë të mirat që na bëhen” ka thënë afaristi Fadil Limani me këtë rast.