Dega e vogël e Rrjetit në rajonin e bukur të Tirollit u vizitua nga kryesia e Rrjetit dhe ambasadori Lulzim Pllana. Ishte knaqësi të vizitohen bizneset e pronarëve shqiptarë dhe antarë të Rrjetit tonë për të parë më afër suksesin e tyre.
Vizita nisi në kompaninë e kryetarit të degës së Tirolit, Ajet Tahirit: AT Mobilfunk dhe Elektrotechnik. Dy biznese të suksesshme që udhëhiqen nga Tahiri.
Takimi vazhdoj në kompaninë e afaristit tjetër Fadil Haziri “Future Building Innovation GmbH. Ndërmarrje e suksesshme e cila është e përkushtuar edhe në krijimin e urave tė bashkëpunimit me fabrikat e Kosovës. Haziri tashmë ka realizuar bashkëpunime dhe po pret te implementoj projektin e shtëpive të gatshme në Austri në bashkëpunim me prodhuesin e këtyre shtëpive në Kosovë, Instabuild – me pronar Mentor Pllana.
Vizita vazhdoj në kompanin tjetër të afaristit Xhevdet Mehmeti, “Beton-Stocker”, kompani e përpunimit të betonit në Innsbruck.
Kompania e radhës që priti kryesinë dhe ambasadorin ishte ndërmarrja “Berisha Reinigung” me pronar Fahredin Berisha.
Per fat të keq eventi i madh i planfikuar për orën 18h u anulua për shkak të masave të qeverisë austriake. Shpresojmë që eventi i anuluar do të riorganizohet në kohë më të mira.