Një kryesi mjaft përfaqësuese doli nga zgjedhjet në degën e Rrjetit në Salzburg

Me datën 17 të këtij muaji u mbajtën zgjedhjet për kryesi dhe kryetar në degën e Rrjetit në Salzburg.

Të pranishëm në takimin zgjedhor ishin 16 biznese të kësaj zone.

Mbledhja kishte dy pika: zgjedhjet dhe antarësimet e reja në Rrjet.

Për kryetar të Rrjetit u propozuan: Nexhmedin Ahmeti dhe Shiqëri Emërllahu.  Në rundin e parë është votuar me 14 vota për kryetarin e deritanishëm Nexhmedin Ahmeti, dhe pasi që këto  vota ishin të mjaftueshme propozimi i dytë nuk është hedhur fare në votim.

Nënkryetarë u zgjodhën: Shkëlzen Balaj dhe Shiqëri Emërllahu dhe sekretar Fanol Arifi.

Paraprakisht është votuan nga të pranishmit nëse dëshirojnë që votimi të jetë i fshehur apo transparent. Është votuar që vota të jetë e hapur dhe ashtu ka vazhduar propocesi.

Në kryesi janë zgjedhur 9 anëtarë: Jehona Veliu, Shiqeri Emërllahu, Nexhmedin Ahmeti, Elhami Dibrani, Sadat Shaqiri, Fanol Arifi, Shkelzen Balaj, Isak Hasani dhe Zekrija Gashi.

Në këtë mbledhje është zgjedhur edhe një kryetar nderi i kësaj dege. Ky titull i është dhënë Shaban Topallit një pensionist me karrierë të bujshme në administratën austriake dhe aktivist i çështjes kombëtare.

Për të vëzhguar dhe lehtësuar procesin zgjedhorë ishte i pranishëm kryetari i degës së Rrjetit në Austrinë e Epërme Shyqëri Bytyqi.