Me datën 6 nëntor në Vjenë u mbajt takimi i kryetarëve të degëve të Rrjetit në Vjenë.

Në këtë takim kryetari Yll Blakaj prezentoj gjendjen e xhirrollogarisë së Rrjetit para kryetarëve të degëve. U diskuta për mënyrën më efikase të prezentimi të këtyre të dhënave në mënyrë periodike për kryesinë e Rrjetit.

Në këtë takim u punua edhe kalendari i eventeve për vitin 2022. Pra dhjetëra aktivitet të ndryshme priten të organizohen nga Rrjeti në vitin që po hyjmë dhe antarët do të njoftohen për secilin aktivitet veç e veç në muajt në vijim.