Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri u prit në takim nga ambasadori i ri i Republikës së Kosovës.

Kryesia e Rrjetit e udhëhequr nga kryetari Yll Blakaj dhe udhëheqësit e degëve të Rrjetit nga e gjithë Austria e informuan ambasadorin Pllana për aktivitetet e deritashme të Rrjetit, projektet aktuale dhe planet.

“Janë dy projekte të reja të cilat po përpiqemi ti realizojmë: krijimi i një hapsire si shoëroom dhe stacion në Vjenë  për prodhuesit e Kosovës. Që Austria të jetë një hap i Kosovës drejt shteteve tjera të Evropës. Dhe hapja e një qendre të bizneseve të diasporës shqiptare në Prishtinë” tha Blakaj.

Me plane të shumta në fushën e ekonomisë dhe me gatishmëri për të përkrahur bizneset shqiptare u paraqit ambasadori Pllana para afaristëve.

Ai informoj Rrjetin për angazhimin e tij direkt për të sjell prodhime kosovare në tregun shqipëtar, siç është rasti me produktet ushqimore.

“Në dyqanet austriake gjenden hapsirat e caktuara ku shiten shumë produkte nga ballkanit dhe për fat të keq nuk ka produkte të Kosovës. Kjo duhet të ndryshoj. Dhe unë kam realizuar takime në Kosovë te disa prodhues dhe në Austri, për të parë se çka mund të bëjmë në këtë drejtim” ka thënë Pllana.

Pllana iu tha kryesisë së Rrjetit se mund të llogarisin në përkrahjen e tij dhe ambasadës për çfardo kërkesë që kanë.

Dy palët zhvilluan bisedë të gjatë për kualitetin e prodhimeve kosovare, nevojën për pajisje me qerifikime ISO për treg ndërkombëtar, mungesën e investimeve të huaja në Kosovë etj.

Shumë prej afaristëvë të pranishëm janë edhe investitorë në Kosovë, ata potencuan nevojën e respektimit të ligjit dhe nevojën për një gjykatë ekonomike që do ti zgjidhte rastet ekonomike më shpejt dhe më me efikasitet.

Pllana njoftoj afaristët dhe për një marrëveshje ndërshtetërore që pritet të realizohet mes Kosovës dhe Austrisë në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.

Pas takimit, pjesëmarrësit darkuan në restorantin e anëtarit të Rrjetit z. Shpëtim Bujupi, Kastaniengarten në Rannersdorf.