Edhe në degën tonë të vogël në Tirol u mbajtë takimi zgjedhor i paraparë.

Ishin katër vite punë të kryesisë për të bashkuar një grup mjaft të shprëndarë të afaristëvë duke pas parasysh pozitën gjeografike të kësaj zone.

Në takimin e së premtës në Innsbruck ishin prezent 15 afaristë.

Afaristët e pranishëm votuan edhe për një mandat për kryetarin Ajet Tahiri.

Kryesia e tanishme përbëhet nga: kryetar Ajet Tahiri, nënkryetar Jack Mehmeti, sekretare Liza Vulaj, antarë të kryesisë Agron Spahiu dhe  Bashkim Lugina.

Kryesia e re e kësaj dege u zotua për obligime të reja, me qëllim të zgjerimit të kësaj dege.