Në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B ashtu edhe siç pritej u arritën marrëveshje bashkëpunimi mes ndërmarrjeve nga Diaspora me ato nga Kosova.

Në Darkën Gala disa nga këto marrëveshje u konkretizuan me nënshkrim të memorandumeve të bashkëpunimit:

Marrëveshja e parë ishte mes Rrjetit të Finlandës dhe fabrikës së Verërave “Theranda Wine”:

Pra marrëveshjet ishin këto:

  1. Verërat nga Kosova do të shiten në Finlandë: Kontratë e nënshkruar nga Rrjeti i Filandës dhe Theranda Wine.
  2. Kontratë bashkëpunimi mes Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri me katër ndërmarrje të tekstilit nga Kosova: Puntex, Arta Tex, Arta tex group dhe Staff.
  3. Kontratë bashkëpunimi mes: Ndermarrjes nga Prishtina: Buchaltung – Discount Service me firmen nga Gjermania: AO Dienstleistung GmbH.
  4. Kontratë bashkëpunimi mes ndërmarrjes:  IBS System Haus nga Zvicrra dhe ndermarrjes “Alstone Kosovë”.
  5. Kontratë bashkpunimi mes dy ndërmarrjeve trasportuese dhe logjistike: Ndërmarrje Montscher und Partner GmbH nga Austria dhe  Ndërmarrja Prime Logistic nga Kosova.

Dhe memorandumi i Bashkëpunimit  mes Unionit/Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermanisë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Diaspores dhe Investimeve Strategjike –të cilët lidhën memorandum bashkëpunimi për krijimin e Parkut Industrial në Malishevë. Nënshkrues të Kontratës:  Ministri Endrit Shala dhe Nazmi Viqa kryetar i Rrjetit/ Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.

Këto marrëveshje dhe tjerat që do të vijnë muajt e ardhshëm pas takimeve B2B dhe shkëmbimit të kontakteve dhe njohurive, pritet të sjellin rezultat dhe të ndikojnë direkt në hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe përparimin e bizneseve shqiptare qofshin ato në diasporë por edhe në Kosovë.