Të shtunën 29.02.2020 u mbajt takimi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, ku morrëm pjesë anëtarët nga të gjitha degët e Rrjetit. Takimi u udhëheq nga Arben Myftari, sekretar i Rrjetit.

Të pranishëm ishin kryetarët e të gjitha degëve të Rrjetit: Shyqëri Bytyqi, Qemajl Rexhaj, Ajet Tahiri dhe Nexhmedin Ahmeti nga dega më e re ajo e Salzburgut.

Të pranishmit i përshëndeti nikoqiri Alban Thaçi, i cili falenderoj afaristët për pjesëmarrje masive.

Kryetarët e degëve prezentuan punën e tyre në kuadër të degëve të veta dhe për biznesmenët që ishin për herë të parë aty treguan për Rrjetin dhe mënyrën e organizimit të organizatës.

Arben Myftari, Linda Fetiu Sina dhe Meriton Shurdhani, i njoftuan të pranishmit për punët e fundit që janë bërë në qendrën në Vjenë:

Ato informata janë:

  1. Info rreth fondeve të mbledhura për shtëpinë në Medvegje dhe ndihma për Shqipërinë.
  2. Info rreth ndryshimeve në webfaqe: krijimi i mundesive për ofertë dhe kërkesë. Përgatitja e faqes në gjuhën Gjermane. Publikimi me 1 Pril 2020.
  3. Info rreth njoftimit për fakturat e pagesës së anëtarësisë.
  4. Info rreth funksionalizimit të Serverit të Rrjetit.
  5. Informim rreth ndryshimeve në statut të organizatës dhe zgjedhjet e ardhshme të kryesisë.
  6. Panairi me 25 Prill 2020. Informim rreth tij.

Sa i përket fondeve të mbledhura për shtëpinë në Medvegje dhe ndihma për Shqipërinë u krijua komisioni për të realizuar këto dy projekte: Anëtarë të tij janë: kryetari Yll Blakaj dhe arkatari Afrim Alushaj, edhe tre anëtarë tjerë: Alban Thaçi, Qerim Latifi – arkitekt dhe Sabajdin Beluli – ndërtimtar.

Në fund u vendos  që takimi i ardhshëm i Rrjetit në nivel të Austrisë mbahet tek Fadili Bau, në degën e Grazit në muajin qërshor 2020.